Kush Jemi NE?
Eksperiencë që kalon kontinentet
Recruit Albania është një agjenci rekrutimi e specializuar në gjetjen dhe punësimin e punonjësve shqiptarë dhe të huaj në sektorët e HORECA-s, Ndërtimit, Industrisë, Transportit dhe Logjistikës, në Shqipëri dhe më gjerë. Ne lidhim bizneset shqiptare me kandidatë të kualifikuar, duke ofruar procese rekrutimi profesionale, të shpejta dhe transparente.
Misioni ynë është të mbështesim bizneset në përmbushjen e nevojave të tyre për staf, duke ofruar zgjidhje etike, efikase dhe afatgjata, si dhe të krijojmë mundësi punësimi për kandidatët vendas dhe ndërkombëtarë.
Ne lidhim bizneset në nevojë me kandidatët e kualifikuar.
Procesi i rekrutimit për kandidatët shqiptarë dhe të huaj fillon vetëm pasi të jenë plotësuar dhe miratuar të gjitha dokumentet e fazës fillestare. Ky proces siguron qartësi, transparencë ligjore dhe një bashkëpunim të strukturuar, që nga aplikimi deri në përfundimin e procesit të rekrutimit.
Recruit Albania ju mundëson gjetjen e specialistëve më të mirë në treg për profesionet që keni nevojë ju apo biznesi juaj.
1 - 20 ditë
Rekrutimi
Sa kohë nevojitet për përzgjedhjen e një punonjësi?
10 - 20 ditë
Dokumentacioni
Sa kohë nevojitet për përzgjedhjen e një punonjësi?
Pse Recruit Albania?
Prani lokale.
Ekspertizë globale.
Recruit Albania bashkëpunon me një rrjet partnerësh të verifikuar në katër rajone kryesore globale, duke siguruar akses të qëndrueshëm në fuqi punëtore të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar. Këto tregje ofrojnë kandidatë me përgatitje të lartë profesionale, përvojë të konsoliduar dhe gatishmëri për punësim ndërkombëtar.
-
Rekrutojmë nga:
-
EUROPA LINDORE & BALLKANI
-
AFRIKA
-
AMERIKA LATINE
-
AZIA
Recruit Albania gjen specialistët më të mirë për biznesin tuaj në hoteleri, ndërtim, industri dhe më shumë.
Sektorët ku Rekrutojmë
Ku operon Recruit Albania & profesionet tipike
Recruit Albania ofron rekrutim vendase dhe ndërkombëtar në një gamë të gjerë sektorësh për tregun e punës në Europë, Ballkan, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
Ndërtim & Inxhinieri
Nga inxhinierët strukturorë deri tek punëtorët e kantierit
Hospitality & Turizëm
Kamarier, kuzhinier, recepsionist dhe staf mirëmbajtjeje
Prodhim & Industri e Lehtë
Punëtorë linje prodhimi, operatorë makinerish, montues dhe specialistë kontrolli cilësie
Agroushqim dhe Bujqësi
Punëtorë ferme, punëtorë serash, kujdestarë blegtorisë dhe staf përpunimi ushqimor
Transport, Logjistikë dhe Magazinim
Kamionistë, operatorë logjistike, punëtorë depoje dhe kontrollues inventari
Shëndetësi, Call Center & Outsourcing
Ndihmës infermier, staf mjekësor, agjentë multilingualë call center dhe analistë të dhënash
Shërbime Teknike & Mirëmbajtje
Teknikë elektrikë dhe hidraulikë, pastrues profesionalë dhe punëtorë mirëmbajtjeje
Beauty & Wellness
Shërbime estetike, kujdes personal, spa dhe wellness
Retail & Shërbime Komerciale
Staf në shitje, arkë, supermarket dhe magazinë
PËRVOJA JONË
Shtetet ku dërgojmë punonjës
Recruit Albania, përmes një procesi rigoroz përzgjedhjeje, garanton që çdo kandidat të përmbushë standardet e kërkuara për aftësi, disiplinë dhe përshtatshmëri me nevojat e punëdhënësve. Kjo na mundëson të ndërtojmë ura të qëndrueshme bashkëpunimi me tregje të ndryshme ndërkombëtare, duke orientuar kandidatët drejt vendeve ku kërkesa për punonjës dhe mundësitë për zhvillim profesional janë konkrete.
EUROPA & BALLKANI
-
Shqipëri
-
Kosovë
-
Greqi
-
Maqedoni e Veriut
-
Mali i Zi
-
Itali
-
Spanjë
-
Belgjikë
-
Gjermani
-
Kroaci
-
Maltë
-
Slloveni
LINDJA E MESME
-
Emiratet e Bashkuara
-
Katar
-
Oman
-
Arabia Saudite
Keni pyetje?
Pyetje të shpeshta
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me çdo pyetje në lidhje me shërbimet dhe zgjidhjet tona.
Çfarë bën Recruit Albania?
Recruit Albania është një agjenci rekrutimi që ndihmon bizneset të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar, si në tregun vendas, ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare. Ne menaxhojmë të gjithë procesin, nga gjetja dhe përzgjedhja e kandidatëve deri te përgatitja e dokumentacionit ligjor dhe sigurimi i lejeve të nevojshme.
Për cilët sektorë ofroni shërbime rekrutimi?
Ne ofrojmë shërbime rekrutimi për sektorët e ndërtimit dhe inxhinierisë, hotelerisë dhe turizmit, prodhimit dhe industrisë së lehtë, agroushqimit dhe fermave, transportit, logjistikës dhe magazinimit, shërbimeve shëndetësore, call center-it dhe outsourcing-ut, mirëmbajtjes teknike, shëndetit dhe bukurisë, si edhe retail-it dhe shërbimeve komerciale.
A rekrutoni vetëm në Shqipëri apo edhe jashtë vendit?
Recruit Albania ofron shërbime rekrutimi në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Ne rekrutojmë kandidatë nga Ballkani, Evropa Lindore, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, duke i lidhur ata me punëdhënës në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Nga cilat vende rekrutoni kandidatë?
Ne rekrutojmë kandidatë nga vende të ndryshme:
Evropa dhe Ballkani: Shqipëria, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani
Afrika: Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku, Kenia, Nigeria, Kameruni, Sierra Leone dhe Gana
Amerika Latine: Brazili, Argjentina, Kili, Peruja, Venezuela dhe Ekuadori
Azia: India, Filipinet, Mianmari, Vietnami, Indonezia, Tajlanda
Ne rekrutojmë edhe nga vende të tjera, në varësi të nevojave të punëdhënësve.