Transport, Logjistikë dhe Magazinim

Recruit Albania ndihmon kompanitë e transportit, operatorët e logjistikës, magazinat, qendrat e shpërndarjes dhe bizneset tregtare të gjejnë staf të kualifikuar për veprimtarinë e tyre të përditshme.

Në një sektor ku koha, korrektësia dhe organizimi janë thelbësore, ne përzgjedhim kandidatë që e kuptojnë rëndësinë e përgjegjshmërisë, disiplinës dhe efikasitetit operacional.

Pozicionet që mbulojmë
Përse të besoni Recruit Albania për sektorin e Transportit, Logjistikës & Depos?

Furnizimi dhe transporti funksionojnë me efikasitet vetëm kur çdo person, nga shoferi deri te punonjësi i depos, respekton oraret dhe procedurat e punës. Edhe një vonesë e vogël mund të ndikojë në të gjithë procesin logjistik. Për këtë arsye, kandidatët që propozojmë vlerësohen për përvojën, kualifikimet dhe licencat përkatëse, si dhe për korrektësinë, qëndrueshmërinë dhe respektimin e orareve. Për shoferët verifikojmë edhe kategorinë përkatëse të lejes së drejtimit.

Për kompanitë e transportit ndërkombëtar dhe bizneset e logjistikës që kërkojnë shoferë kamioni, ofrojmë mbështetje të plotë për dokumentacionin ligjor, lejet e punës dhe, kur është e nevojshme, transferimin e punonjësve ndërmjet kompanive partnere.

Rrjeti ynë përfshin kandidatë të gatshëm si për punë në depo, ashtu edhe për role më teknike, si operatorë logjistike që kujdesen për inventarin dhe lëvizjen e mallrave.

Rriteni biznesin tuaj me stafin e duhur. Na kontaktoni në: info@recruitalbania.al