Agroushqim dhe Bujqësi

Recruit Albania ofron shërbime rekrutimi për kompani bujqësore, ferma, sera, fabrika të përpunimit ushqimor, thertore, kompani blegtorale dhe biznese të tjera të sektorit agroushqimor.

Ky sektor kërkon punonjës me aftësi praktike, të qëndrueshëm dhe të gatshëm për punë fizike, shpesh në ambiente me ritëm të lartë pune dhe kërkesa sezonale.

Pozicionet që mbulojmë
Përse të besoni Recruit Albania për sektorin e Agroushqimores & Fermës?

Bujqësia dhe përpunimi ushqimor janë sektorë që varen shumë nga sezonaliteti. Periudhat e mbjelljes, korrjes apo prodhimit intensiv kërkojnë shpesh një numër të madh punonjësish brenda një kohe të shkurtër. Për këtë arsye, bizneset kanë nevojë për një partner rekrutimi që reagon shpejt dhe siguron staf të gatshëm në kohën e duhur, jo thjesht një listë kandidatësh.

Recruit Albania punon me një rrjet të gjerë kandidatësh, nga punonjësit vendas deri te punonjësit sezonalë nga jashtë vendit. Për punonjësit e huaj ofrojmë mbështetje të plotë për lejet e punës dhe dokumentacionin e nevojshëm, si për punësim sezonal, ashtu edhe për punësim afatgjatë. Kjo u mundëson fermave dhe fabrikave të përpunimit të planifikojnë më mirë periudhat e ngarkuara dhe të kenë staf në momentet më të rëndësishme.

Kandidatët tanë vlerësohen për gatishmërinë për punë fizike, përvojën me kafshë, bimë ose linja përpunimi, si dhe aftësinë për të punuar në kushte të ndryshme moti dhe ambienti.

Bashkëpunëtorët Tanë

Agroushqimore

Bashkëpunëtorët Tanë

Agroturizëm

Rriteni biznesin tuaj me stafin e duhur. Na kontaktoni në: info@recruitalbania.al