Kush Jemi NE?

Eksperiencë që kalon kontinentet

Recruit Albania është një agjenci rekrutimi e specializuar në gjetjen dhe punësimin e punonjësve shqiptarë dhe të huaj në sektorët e HORECA-s, Ndërtimit, Industrisë, Transportit dhe Logjistikës, në Shqipëri dhe më gjerë. Ne lidhim bizneset shqiptare me kandidatë të kualifikuar, duke ofruar procese rekrutimi profesionale, të shpejta dhe transparente.

Misioni ynë është të mbështesim bizneset në përmbushjen e nevojave të tyre për staf, duke ofruar zgjidhje etike, efikase dhe afatgjata, si dhe të krijojmë mundësi punësimi për kandidatët vendas dhe ndërkombëtarë.

Ne lidhim bizneset në nevojë me kandidatët e kualifikuar.

Procesi i rekrutimit për kandidatët shqiptarë dhe të huaj fillon vetëm pasi të jenë plotësuar dhe miratuar të gjitha dokumentet e fazës fillestare. Ky proces siguron qartësi, transparencë ligjore dhe një bashkëpunim të strukturuar, që nga aplikimi deri në përfundimin e procesit të rekrutimit.

Recruit Albania ju mundëson gjetjen e specialistëve më të mirë në treg për profesionet që keni nevojë ju apo biznesi juaj.

1 - 20 ditë

Rekrutimi

Sa kohë nevojitet për përzgjedhjen e një punonjësi?

10 - 20 ditë

Dokumentacioni

Sa kohë nevojitet për përzgjedhjen e një punonjësi?

Pse Recruit Albania?

Prani lokale.
Ekspertizë globale.

Recruit Albania bashkëpunon me një rrjet partnerësh të verifikuar në katër rajone kryesore globale, duke siguruar akses të qëndrueshëm në fuqi punëtore të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar. Këto tregje ofrojnë kandidatë me përgatitje të lartë profesionale, përvojë të konsoliduar dhe gatishmëri për punësim ndërkombëtar.

Recruit Albania gjen specialistët më të mirë për biznesin tuaj në hoteleri, ndërtim, industri dhe më shumë.

PËRVOJA JONË

Shtetet ku dërgojmë punonjës

Recruit Albania, përmes një procesi rigoroz përzgjedhjeje, garanton që çdo kandidat të përmbushë standardet e kërkuara për aftësi, disiplinë dhe përshtatshmëri me nevojat e punëdhënësve. Kjo na mundëson të ndërtojmë ura të qëndrueshme bashkëpunimi me tregje të ndryshme ndërkombëtare, duke orientuar kandidatët drejt vendeve ku kërkesa për punonjës dhe mundësitë për zhvillim profesional janë konkrete.

EUROPA & BALLKANI

LINDJA E MESME

Keni pyetje?

Pyetje të shpeshta

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me çdo pyetje në lidhje me shërbimet dhe zgjidhjet tona.

Recruit Albania është një agjenci rekrutimi që ndihmon bizneset të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar, si në tregun vendas, ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare. Ne menaxhojmë të gjithë procesin, nga gjetja dhe përzgjedhja e kandidatëve deri te përgatitja e dokumentacionit ligjor dhe sigurimi i lejeve të nevojshme.

Ne ofrojmë shërbime rekrutimi për sektorët e ndërtimit dhe inxhinierisë, hotelerisë dhe turizmit, prodhimit dhe industrisë së lehtë, agroushqimit dhe fermave, transportit, logjistikës dhe magazinimit, shërbimeve shëndetësore, call center-it dhe outsourcing-ut, mirëmbajtjes teknike, shëndetit dhe bukurisë, si edhe retail-it dhe shërbimeve komerciale.

Recruit Albania ofron shërbime rekrutimi në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Ne rekrutojmë kandidatë nga Ballkani, Evropa Lindore, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, duke i lidhur ata me punëdhënës në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Ne rekrutojmë kandidatë nga vende të ndryshme:

Evropa dhe Ballkani: Shqipëria, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani
Afrika: Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku, Kenia, Nigeria, Kameruni, Sierra Leone dhe Gana
Amerika Latine: Brazili, Argjentina, Kili, Peruja, Venezuela dhe Ekuadori
Azia: India, Filipinet, Mianmari, Vietnami, Indonezia, Tajlanda

Ne rekrutojmë edhe nga vende të tjera, në varësi të nevojave të punëdhënësve.